Monday, March 2, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE27.5% e golave nga goditjet standarde, Slot kritikon Premier League

27.5% e golave nga goditjet standarde, Slot kritikon Premier League

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, thotë se Premier League nuk është më “kënaqësi për t’u parë” për shkak të theksit të madh tek goditjet standarde. Sipas tij, zemra e tij e futbollit nuk e pëlqen këtë prirje, ndonëse e pranon si realitet të ri të kampionatit. Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot ka shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën si po zhvillohet loja në elitën angleze këtë sezon, ku 27.5% e golave janë shënuar nga goditje standarde pa përfshirë penalltitë, shifra e dytë më e lartë që nga sezoni 2009-2010.

Ai theksoi se në kampionate të tjera, si Eredivisie në Holandë, loja interpretohet ndryshe dhe mbrojtja e portierëve është më e fortë nga ana e gjyqtarëve.

Sipas teknikut holandez, Premier League është bërë jashtëzakonisht konkurruese, por jo gjithmonë e bukur për t’u parë. Ai solli si shembull Barcelonën e viteve të arta, kur çdo fundjavë ishte një spektakël futbolli.

Statistikat e këtij sezoni e mbështesin trendin: Arsenal ka shënuar 16 gola nga goditjet e këndit, më shumë se çdo ekip tjetër, ndërsa Liverpool realizoi tre gola nga këndoret vetëm në pjesën e parë të fitores 5-2 ndaj West Ham.

Ironikisht, pas largimit të trajnerit të goditjeve standarde Aaron Briggs në fund të dhjetorit, Liverpool kryeson kampionatin për gola nga situata të tilla në vitin 2026. Slot e cilësoi këtë prirje si “realitet i ri” të kampionatit dhe paralajmëroi se fokusi tek goditjet standarde mund të shtrihet edhe në nivelet e reja të futbollit.

Nndërkohë, në planin e skuadrës, Slot sugjeroi se Florian Wirtz ka gjasa të humbasë dy ndeshjet e radhës për shkak të një dëmtimi në shpinë të pësuar në nxehje kundër Nottingham Forest. Mesfushori gjerman mund të rikthehet javën e ardhshme, me objektiv ndeshjen e Champions League kundër Galatasaray më 10 mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments