Në serinë e lojtarëve të Vllaznisë që kanë ndër mend të largohen ndoshta prej saj tashmë që ka rënë nga Superliga, është edhe portieri Erind Selimaj.

Ai ka qenë ditën e shtunë në Kosovë për të biseduar me disa ekipe të këtij kampionati që kanë shfaqur interes për këtë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Sport Ekspres” vetë ai kur ka thënë: “Më kanë kontaktuar tre ekipe kosovare.

Dy janë të Superligës së Kosovës ndërsa tjetri është ai i Vushtrisë që do të drejtohet nga trajneri shkodran Samuel Nikaj.

Ende nuk kam kthyer përgjigje pasi po pres se çfarë do të bëhet tek Vllaznia.

Shpresoj që brenda pak ditësh të jenë saktësuar shumë gjëra që edhe ne si futbollistë të dimë të vendosim për të ardhmen tonë”.
www.shkodrasport.com