Akuzat dhe polemikat për gjyqtarët nuk përfundojnë kurrë megjithëse në Itali po përdoret sistemi “VAR”. Megjithatë, Roma nuk bën pjesë në këtë grup ekipesh duke qenë se e ka të qartë që nuk do të fitojë një penallti edhe për disa kohë.

Në javën e fundit, kryeqytetasit u mundën me rezultatin 1-0 nga Udineze, duke marrë një rezultat zhgënjyes në këtë mënyrë. Kur rezultati ishte 0-0, në zonën e Udinezes kishte një episod mes Pelegrinit dhe Samir e verdhekuqtë pretenduan për penallti, por pasi gjyqtari u konsultua në kufje, vendosi të vazhdonte lojën pa pasur nevojë që të shihte “VAR”-in.

Kjo gjë nuk i ka prekur edhe aq shumë drejtuesit e Romës, të cilët nuk kanë polemizuar në media dhe as pas ndeshjes.

Në fakt, për Romën nuk është akorduar asnjë penallti në 27 javët e fundit, përfshirë edhe ndeshjet e kampionatit të kaluar dhe nga renditja në bazë të favorizimeve, verdhekuqtë janë ndër skuadrat më pak të favorizuara në Itali. /VipSport/