Performanca e Lamin Jamal, në të cilën ai shënoi tre gola, u lavdërua nga shokët e tij të ekipit pas ndeshjes Barça-Vijareal (4-1).
“Lamin e di çfarë duhet të bëjë, të vazhdojë të stërvitet. Ne të gjithë e dimë se ai po vuan dhe e ndihmojmë sa më shumë që të jetë e mundur sepse ai kontribuon shumë në ekip”, shpjegoi Dani Olmo.
Në mënyrë të ngjashme, Erik Garcia komentoi se “jemi me fat që ai luan për ekipin tonë, performanca e Jamalit ka qenë e jashtëzakonshme, ai madje mund të kishte lënë edhe një ose dy gola për të martën”.
Pau Kubarsí ka folur por më shumë e ka ‘kërkuar’ atë për të ardhmen. “Le të shpresojmë se ky është i pari nga shumë tripleta për Lamin sepse ai është një lojtar që ka shumë për të na dhënë, sidomos në Bbotëror” ka përfunduar mbrojtësi.


