Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-3.
Pas humbjes 1-0 në shtëpi, Elbasani sot tregoi tjetër fytyrë. “Verdheblutë” shënuan në minutën e 25-të më Lajthian, ndërsa vendasit barazuan 14 minuta më vonë me anë të Contreras.
Më nisjen e pjesës së dytë, ishte përsëri Xhonatan Lajthia ai që gjeti rrugën e rrjetës për Elbasanin, duke çuar shifrat në 1-2.
Kur u mendua se gjithçka do të shkonte drejt penalltive, ishte pikërisht një penallti e ekzektuar nga Ze Gomes, që “fiku” shpresat e Partizanit. Portugezi shënoi për 1-3 dhe dërgon kështu Elbasanin në gjysmëfinalen e Kupës.
Partizani 1 – 3 Elbasani (2-3)
(Contreras 39′ / Lajthia 25′, 50′, Ze Gomes 119′)


