Sunday, March 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELorenc Trashi: Vllaznia na dominoi edhe me 10 lojtarë

Lorenc Trashi: Vllaznia na dominoi edhe me 10 lojtarë

Mbrojtësi i krahut Lorenc Trashi, zhvilloi ndeshje për t’u “varur në kornizë” kundër Vllaznisë, ndërsa Flamurtari fitoi 1 – 0, teksa vendosi goli i Bolzan. Pas përballjes, Trashi foli për mediat, ndërsa u vlerësua me çmimin “Lojatri i Ndeshjes”, teksa ku bëri “bujë” me deklartën për të ardhmen e trajnerit të ri te ekipi vlonjatë:   

“Mendojë se pas golit, ne ndryshuam sistem, e filluam me 4 dhe më pas kaluam me 5. Duke parë që ishim 1 – 0, duhet të mbronim rezultatin. Menduam që kjo ndeshje të mos të na ikte nga duart.

Për momentin jam mirë, nuk kam dhimbje të madhe. S’mendojë se do kem gjë serioze. Jam mundur ta bëjë pjesën e liderit, pasi përgjegjësi bie edhe mbi mua. Mundohem të karikojë ekipin gjatë gjithë kohës. Vllaznia edhe me 10 lojtarë na dominoi. Kjo mendojë se është problem i joni.

Pika e dobët e jona është mesfusha dhe qendra. E përgjithshmja shkoi mirë, pasi fituam 3 pikët. Sot ishte ndeshje që nuk duhet të gabonim dhe kështu ndodhi. Zoti na ndihmoi. Puna e trajnerit kështu është, me valixhe në duar.

Moriero bëri mirë aq sa mundi. Andi Ribaj dhe Liçaj po bëjnë shumë mirë. I kemi edhe si shokë. Lojtarët tashmë janë më të kënaqur.

Realisht është ndryshim i madh që nga stërvitja. Diçka pozitive dhe ishallah qendrojmë në Superiore. Mund të them që Moriero është i larguar nga Flamurtari”.     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments