Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREYlli Aga i bindur: Me fitoren ndaj Vllaznisë, Flamurtari e ka siguruar...

Ylli Aga i bindur: Me fitoren ndaj Vllaznisë, Flamurtari e ka siguruar mbijetesën

Gazetari sportiv dhe drejtori i “SuperSport” Ylli Aga, ka qenë i ftuar në panelin e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH. Duket se fitorja e Flamurtarit karshi Vllaznisë në javën e 27-të të Superiores, ka “bindur” Agën se vlonjatët e kanë “hipotekuar” mbijetesën, ndonëse janë edhe 9 javë në lojë, ndërsa kuqezinjtë mbajnë pozitën e parafundit në tabelë me 24 pikë:  

“Në një kampionat, ku ne kemi disa skuadar të mirëstrukturuara, qoftë në aspektin e investimeve të bëra, por edhe identitet të lojës, Flamurtari vjen si një rishtar, pas mungesës 5-vjeçare në Superiore.

Besojë se gjithë kjo kohë e kaluar, ka mjaftuar për të dhënë përgjigjet e duhura në aspektin teknik. Unë besojë në atë investim shumë të madh që është bërë, ka disa emra shumë të spikatur që mund të jenë pika të forta për të ndërtuar atë që kërkohet nga ky Flamurtar.

Besojë se ky 3 pikësh sot ka një bonus të jashtëzakonshëm. Në aspektin e pikëve, pozicionit në tabelë, besimit që do krijohet te ky grup dhe te drejtuesit e rinj.

Por edhe një llojë entuziazmi te pjesa e tifozëve në sprintin final të këtij kampionati. Në bindjen time, ky 3 pikësh i ka siguruar Flamurtarit qendrimin në Superiore. Pra, unë e shoh Flamurtarin në projeksion”.     

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments