Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAbramovich, betejë ligjore me Britaninë për 2.7 miliardë eurot e shitjes së...

Abramovich, betejë ligjore me Britaninë për 2.7 miliardë eurot e shitjes së Chelsea

Ish-pronari i Chelsea kishte premtuar se do t’i dhuronte të ardhurat nga shitja e klubit për viktimat e luftës në Ukrainë. Paratë mbeten të ngrira në një llogari të paaksesueshme dhe avokatët e oligarkut rus kanë pretendime.

“Paratë e shitjes së Chelsea i përkasin klientit tim dhe vetëm atij”. Një letër drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer. Dhe klientit që referohet në këtë letër është natyrisht Roman Abramovich, oligarku rus që në pranverën e 2022-shit u detyrua ta shiste klubin nga sanksionet e vendosura nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të raporteve me Vladimir Putin në fillim të pushtimit rus në Ukrainë.

Abramovich premtoi se do ta dhuronte për “viktimat e luftës në Ukrainë” pjesën më të madhe të të ardhurave nga ajo shitje e sforcuar. Dhe nga ajo shumë, 2.7 miliardë euro mbeten të ngrira në një llogari, ku askush nuk ka akses. Për këtë fond Abramovich, nëpërmjet avokatëve, pretendon pronësinë dhe administrimin.

Letra është kapitulli i fundit i një përplasjeje ligjore, që e ka bllokuar atë fond. Abramovich, sipas asaj që avokatët e tij kanë thënë për shtypin britanik, ka ende qëllimin ta kalojë atë fond për viktimat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Mosmarrëveshja me qeverinë britanike lidhet me faktin se ekzekutivi do që t’i administrojë vetë ato fonde, duke u siguruar që do të shkojnë në ndihmë të popullisisë së vendit të sulmuar. Dhe për këtë arsye ka krijuar një fondacion, që pret të marrë fondin për ta përdorur.

Abramovich në anën tjetër ka thënë gjithmonë se fondi është për “të gjitha viktimat e luftës”, duke përfshirë edhe vitkimat ruse. Kryeministri Starmer i ka dhënë kohë ish-pronarit të Chelsea deri më 17 mars për të lëvruar fondin, duke e kërcënuar me masa ligjore në rast të kundërt. Letra e avokatëve të oligarkut duket se hap një çështje tjetër ligjore.

Mbi tavolinë është edhe çështja se sa nga ato 2.7 miliardë euro do të shkojnë për bamirësi. Abramovich gjatë 20 viteve si pronar i Chelsea ka kaluar 1.6 miliardë euro te “Blues” nëpërmjet një kompanie, ku administrator është një ish-ortak i tij në biznes, Eugene Tenenbaum, edhe ai i goditur nga sanksionet e qeverisë britanike.

Kompania që i përkasin ato 1.6 miliardë, “Camberley International Investment Limited”, është nën hetim në Jersey, ishulli britanik të cilit qeveria rajonale i ka ngrirë më shumë se 6 miliardë euro të Abramovich. Siaps letrës që avokatët e oligarkut i kanë dërguar kryeministrit, ky hetim ka ndikim përcaktues në bllokimin e parave të Chelsea. Të ardhurat nga shitja e “Blues” për viktimat në Ukrainë nuk kanë mbërritur ende 4 vjet pasi u pemtuan. Beteja ligjiore vazhdon dhe vetëm sa zgjat kohën e pritjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments