Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAxhenda e javës së 28-të të Superiores, ja kur luhet kryendeshja Egnatia-...

Axhenda e javës së 28-të të Superiores, ja kur luhet kryendeshja Egnatia- Vllaznia

Abissnet Superiore hyn në fazën më të nxehtë të saj, me duele të rëndësishme në xhiron e fundit të ndeshjeve. Dhe java e 28 nis pikërisht me një duel direkt për kreun e vazhdon më pas më një tjetër ku është në lojë mbijetesa.

Sfidat sipas kalendarit të FSHF, janë të ndara në 3 ditë dhe e para është ajo mes Egnatias dhe Vllaznisë, të cilat ndahen nga dy pikë në renditjen aktuale. Ndeshja luhet të premten në orën 19:00 në Rrogozhinë dhe një pjesë e fatit të Superiores varet nga ajo.

Të shtunën luhen dy ndeshje, duke filluar nga ajo delikate në orën 15:00 mes Tiranës dhe Bylisit, sfidë që mund të jetë vendimtare për mbijetesën. Në orën 18:00, në fushë zbresin Flamurtari dhe Elbasani, në përballje që ndikon të dy anët e klasifikimit.

Sa i përket të dielës, sfida e parë është ajo mes Vorës dhe Partizanit, në orën 15:00, për të vazhduar me Dinamo-Teuta që mbyll javën, një ndeshje ku ekipi që gabon, praktikisht e mbyll me ëndrrat për “Final Four”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments