Saturday, March 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFANTASTIKE/ Biznesmeni shqiptar nga Bujanovci Adem Hasani, premio për ekipin e Vllaznisë...

FANTASTIKE/ Biznesmeni shqiptar nga Bujanovci Adem Hasani, premio për ekipin e Vllaznisë ndaj Egnatias

Vllaznia luajti mbrëmjen e djeshme në transfertë ndaj Egnatias, një sfidë që pavarësisht rasteve të krijuara u nda në barazim 0-0 dhe dy ekipet morën nga një pikë që në pamje të parë edhe u bën punë, por ndoshta edhe jo.

Ndërkohë në kampin shkodran duket se e kishin vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe numri i tifozëve kuqeblu të pranishëm në shkallët e “Arena Egnatia” ka qenë i konsiderueshëm. Por në mes tyre mësohet të ketë qenë edhe një tifoz i veçantë.

Bëhet fjalë për Adem Hasanin, shqiptarin nga Bujanovci i cili kishte ardhur jo vetëm për të mbështetur Vllazninë, por kishte akorduar edhe një shpërblim të konsiderueshëm për fitoren e saj. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga vetë klubi shkodran që e vlerëson shumë këtë gjest fisnik të këtij shqiptari të mirë.

Por ndërkohë pritet që përveç Adem Hasanit edhe biznesmenë të tjerë shkodranë dhe jo vetëm t’i gjenden pranë ekipit të Vllaznisë në këto momente të fundit të sezonit kur mundësitë për t’i fituar të dy trofetë janë shumë të mëdha.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments