Saturday, March 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion/ Frika dhe 'ankthi' tek Vllaznia, duhet te transformohet në energji dhe...

Opinion/ Frika dhe ‘ankthi’ tek Vllaznia, duhet te transformohet në energji dhe guxim kolektiv!

Nga Qamil Gjyrezi

Dje Vllaznia barazoi në Rrogozhinë me Egnatia. Në konferencën për shtyp trajneri Martini deklaroi: “Ndeshje e tensionuar, nervozizëm, humbim pasime të thjeshtë, nuk e merituam të fitonim, pavarësisht se kishim 2-3 raste për të bërë gol. Një ndeshje jo e mirë e ekipit, ndjeshje e ngurtë, ma paqartësi në qakullimin i topit. Barazimi ishte i drejtë. Neser ‘rezonancë’, duhen pikë, tifozeria shumë mirë’.

Në këtë konferencë për shtyp trajneri Martini, është kritik, por me shumë diplomaci krijon besim tek e ardhmja. Në një portal lexova se trajneri deklaronte, për idenë e ‘frikës për të fituar’. Pas ndeshjes së K.F. Vllaznia Shkodër me K.F. Egnatia u fol për “frikën për të fituar”. Në psikologjinë e sportit kjo ndodh kur presioni i rezultatit bëhet më i madh se besimi tek loja.

Skuadrat e mëdha nuk luajnë për të mos humbur, por për të fituar, edhe jashtë fushe. Kur frika transformohet në energji dhe guxim kolektiv, atëherë lind mentaliteti i kampionit. Rasti që përmend trajneri i K.F. Vllaznia Shkodër pas ndeshjes me K.F. Egnatia lidhet me një fenomen të njohur në psikologjinë sportive: “frika për të fituar”.

Kjo nuk do të thotë që lojtarët nuk duan fitoren, por që në momente vendimtare presioni i përgjegjësisë bëhet shumë i madh. Lojtari fillon të mendojë: “Po nëse gaboj?” dhe kjo e bën më të kujdesshëm se duhet.

Si largohet kjo frikë, sidomos në ndeshje jashtë fushe?!

-‘Mentaliteti i proçesit, jo i rezultatit’: Lojtarët duhet të fokusohen te veprimi: pasimi i saktë, pozicionimi, presingu. Kur mendja rri te rezultati, lind ankthi.

-Skuadrat që synojnë titullin duhet të ndërtojnë një kulturë psikologjike: “edhe jashtë fushe ne luajmë për të fituar”. Kjo krijohet me përsëritje dhe besim. -‘Liderët në fushë’. Në momentet e presionit duhen 2-3 lojtarë me personalitet që të qetësojnë skuadrën. ‘

-‘Riformulimi psikologjik i presionit’. Presioni duhet parë si privilegj, jo si frikë. Në psikologjinë e sportit kjo quhet transformim i ankthit në energji konkurruese. Qasje më e guximshme taktike jashtë fushe. Kur një skuadër luan vetëm për të mos humbur, shpesh përfundon duke humbur. Kur luan për të fituar, edhe kundërshtari e ndjen këtë energji. Në një këndvështrim pak më semiotik, frika në fushë është një shenja e pasigurisë kolektive: pasimet bëhen horizontale, ritmi bie, lojtarët shmangin rrezikun.

Ndërsa skuadrat kampione krijojnë shenjën e kundërt: ritëm, vertikalitet dhe vendosmëri. Si përfundim, nëse KF Vllaznia Shkodër arrin ta kthejë presionin në motivim, sidomos në ndeshje jashtë fushe, atëherë ajo frikë zhduket dhe skuadra luan me identitet më të fortë. Në ndeshjet e tjera, frika dhe ankthi tek Vllaznia, duhet të kthehet në energji dhe ‘guxim kolektiv’, atëherë lind mentaliteti i kampionit dhe 21 pikët janë të arritshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments