Sunday, March 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBarazim 'i çmendur' mes Vorës dhe Partizanit. Të kuqtë një pikë falë...

Barazim ‘i çmendur’ mes Vorës dhe Partizanit. Të kuqtë një pikë falë një autogoli në ’95

Një barazim i çmendur në Vorë mes skuadrës vendase dhe Partizanit në shifrat 2-2. Një ndeshje me shumë emocione, por vendsit janë treguar më të saktë dhe si rrjedhojë kanë arritur ta administrojnë avantazhin e krijuar që në pjesën e parë.

Vora kalon në avantazh falë Luis Felipes në minutën e 42-të. Të kuqtë tregohen inekzistentë në mbrojtje. Kërnaja proteston për faull të shkaktuar nga Vora, para se të niste aksioni ku u fitua këndorja. Tre minuta më vonë do të i vinte edhe goli i dytë i vendasve me anë të Çibuike. Në shtesën e pjesës së parë, Partizani shënoi me anë të Doumbia dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 2-1.

Në të dytën, Vora me anë të kundërsulmeve ka më shumë raste shënimi, por të pashfrytëzuara. Ndërkohë dy minuta para fundit madje të kuqtë mbetën me 10 futbollistë pai Doumbia u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje të parregullt ndaj Kasallës shumë pranë zonës së rreptësisë.

Por në minutën e 95-të kemi një autogol me anë të Çibuike dhe në këtë mënyrë të dy ekipet ndajnë nga një pikë në këtë përballje. Pas ndeshjes së sotme Vora është ngjitur në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Partizani ka 43 pikë, 9 pikë larg kreut të renditjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments