Wednesday, March 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGuardiola sfidon kritikët: Të gjithë duan të më shkarkojnë, por unë qëndroj

Guardiola sfidon kritikët: Të gjithë duan të më shkarkojnë, por unë qëndroj

Pas eliminimit të rëndë nga Real Madrid në Ligën e Kampionëve, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar me tone të forta ndaj kritikave që kanë shpërthyer pas disfatës.

Tekniku spanjoll pranoi se presioni është i madh dhe se pas çdo humbjeje ka zëra për largimin e tij, duke deklaruar hapur: “Të gjithë duan të më shkarkojnë, por unë do të qëndroj”.

Guardiola mbrojti punën e tij dhe të ekipit, duke nënvizuar se pavarësisht eliminimit, projekti i Cityt vazhdon dhe ai mbetet i përkushtuar ndaj klubit.

Ai shtoi se kritikat janë pjesë e futbollit në nivele të larta, por nuk do të ndikojnë në vendimin e tij për të vazhduar në krye të skuadrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments