Friday, March 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKryebashkiaku Dodaj: Jam në bisedime me një biznesmen, jo pukjan, për ta...

Kryebashkiaku Dodaj: Jam në bisedime me një biznesmen, jo pukjan, për ta marrë klubin

Humbja ndaj Luzit ishte një surprizë e hidhur për Tërbunin, pasi askush nuk e priste një paraqitje kaq të dobët. Skuadra pukjane u shfaq larg formës së saj më të mirë, ndonëse përgatitjet kishin qenë të tilla që ekipi të mos dilte pa pikë nga fusha kundërshtare.

Kryebashkiaku i Pukës dhe njëkohësisht president i klubit, Rrok Dodaj, në një prononcim për “Panorama Sport”, nuk e fshehu pakënaqësinë për paraqitjen e ekipit: “Jam i pakënaqur me lojtarët, pasi nuk dhanë maksimumin e tyre, edhe pse ishin përgatitur që të mos dilnin pa pikë nga kjo ndeshje. Disa lojtarë dukeshin të lodhur dhe kjo ndikoi në performancë.

Kanë mbetur edhe katër ndeshje dhe ne i konsiderojmë të gjitha si finale. Fillimisht kemi Adriatikun në fushën tonë, më pas Shirokën në transfertë, presim Naftëtarin dhe në fund shkojmë në Bushat përballë Basanias. Në këto ndeshje kërkoj nga lojtarët të marrin maksimumin e pikëve, duke shpresuar edhe në ndonjë hap fals të kundërshtarëve. Kërkoj nga trajneri dhe ekipi të jenë më të kujdesshëm dhe të mos gabojnë në këto ndeshje të mbetura.

Duhet të marrim pikët maksimale për të kapur ‘play-off’-in. Nëse arrijmë aty, do të luftojmë deri në fund për rikthimin në Kategorinë e Parë, aty ku e ka vendin Tërbuni”. Në fund, Dodaj zbuloi edhe një zhvillim të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, duke folur për mundësinë e privatizimit: “Për këtë situatë mbajmë përgjegjësi të gjithë si drejtues, por shpresoj që në këto ndeshje të fundit të bëjmë më të mirën. Besoj se për Tërbunin do të hapet një dritë jeshile për privatizim. Jam në bisedime me një biznesmen, jo pukjan, për ta marrë klubin. Ka shprehur dëshirën dhe ne e mirëpresim këtë mundësi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments