Friday, March 20, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEFANTASTIKE/ Franko Burraj thyen rekordin kombëtar dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kampionatit...

FANTASTIKE/ Franko Burraj thyen rekordin kombëtar dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror

Shkruar nga Gjergj KOLA

Atleti i Vllaznisë Franko Burraj e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij në garat e Kampionatit Botëror të Sallave të Mbyllura që po zhvillohet në Torun të Polonisë. Në garat kualifikuese të zhvilluara ditën e sotme, ai ka bërë një paraqitje fantastike.

Ka arritur të realizojë kohën 46″57 dhe ky është një rekord i ri kombëtar për garën e 400 metrave. Por një tjetër arritje përr atletin shkodran është edhe kualifikimi për në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror. Kjo padyshim që është një arritje e madhe për të, për atletikën shkodrane dhe atë shqiptare.

Burraj shoqërohet në këtë event të rëndësishëm nga trajneri i tij Bruno Rrotani dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës Izmir Smajlaj. Padyshim që kjo paraqitje e tij meriton një vlerësim maksimal nga të gjitha strukturat sepse nuk është aspak e lehtë të konkurrosh me atletët më të mirë të botës.

Dhe Franko pavarësisht problemeve dhe vështirësive me të cilat përballet çdo ditë, po ia del që të na surprizojë dhe të na dhurojë rezultate historike për atletikën shkodran e shqiptare.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments