Saturday, March 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZogos: Hera e parë që shikoj tifozët kështu! Ky është futbolli, luajnë...

Zogos: Hera e parë që shikoj tifozët kështu! Ky është futbolli, luajnë edhe ata…

Mbrojtësi Vasil Zogos u shndërruar në bomber te Teuta, teksa realizoi dopietë në barazimin 2 me 2 ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, ai u shpreh:

“Për ne ishte ndeshje finale, objektiv kemi katërshen. Hera e parë që shikoj tifozët kështu. Ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit. Zoti e ka në dorë.

Ishte ndeshje speciale për mua, ndihmova edhe sulmin, kështu ishte shkruar. Gjëja më e rëndësishme ishte 3 pikët. Kemi akoma besim dhe shpresa që do të vazhdojmë të luftojmë për katërshen.

Te goli i parë i pësuar duhet të isha më afër me lojtarin e Partizanit. Ky është futbolli, luajnë edhe ata, nuk luajmë vetëm ne. Ne kemi reaguar mirë, gjithë ekipi e kishte ndeshjen në kontroll. Duhet të ishim pak me fat. Do të luftojmë deri në fund. Kotobelli dhe Jazxhi janë të dy shumë të mirë me eksperiencë. Nuk kam asnjë preferencë, ndihem shumë mirë me të dy. Nuk mund t’i vendos një notë sezonit, duhet të mbarojë njëherë sezoni. Ka akoma 7 ndeshje.

Individualisht nuk bën asnjë gjë në futboll. Falenderoj Zotin për gjithçka. Objektivat duhet të arrihen. Kështu bëhesh lojtar i madh, duhet t’i kesh objektivat lartë”, deklaroi Zogos.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments