Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoviola e Vllaznia-Dinamo/ Mungon një penallti për Vllazninë dhe një karton i...

Moviola e Vllaznia-Dinamo/ Mungon një penallti për Vllazninë dhe një karton i kuq për Bajramin (VIDEO)

Vllaznia dhe Dinamo kanë ndarë nga një pikë në sfidën e së shtunës, aty ku një barazim 0-0 ishte i mjaftueshëm për dy skuadrat. Por, polemikat nuk janë ndalur dhe në këtë rast, ka pasur protesta nga të dyja pankinat për vendimet e kryesorit Cjapi, ku pretendimet lidhen me penallti, gol të anuluar apo edhe karton të kuq të padhënë.

2’ Mala nis një top të gjatë për Bismark i cili rrëzohet pas kontaktit me Meksin. Cjapi bën shenjë për penallti, por më pas VAR-i e bën të ndryshojë vendim duke dhënë faull jashtë zonës. Karton i verdhë për Meksin. Nga pamjet filmike duket që kontaktu në fakt është jashtë zone, ku ndërhyrja e VAR-it ka shpëtuar gjyqtarin. (VIDEO)

21’ Vllaznia pretendon për penallti pas një kontakti të Nezirit dhe Malës në zonë, gjyqtari vazhdon lojën e më pas nuk ftohet nga VAR që të shohë pamjet. Nga pamjet filmike, duket se ka një kontakt mes lojtarëve, megjithatë për kryesorin është prekje e lehtë.  (VIDEO)

30’ Jago jep një pasim spektakolar me roveshatë duke nisur Bismark drejt portës, me sulmuesin i cili shënon. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Duket që Bismark është më i avancuar në momentin e nisjes së topit, teksa vendimi i asistentit për të anuluar golin, është i drejtë. Edhe VAR-i konfirmon vendimin. (VIDEO)

68’ Protesta të tjera të shkodranëve për një kontakt mes Nezirit dhe Malës, me futbollistin e vendasve që rrëzohet në zonë. Në fund është Mala që ndëshkohet me të verdhë për protesta. (VIDEO)

89’ Bajrami shkakton faull ndaj Bregut, gjyqtari i fal të verdhin e dytë. Mbrojtësi i Vllaznisë shkakton një faull taktik, duke u siguruar që Bregu të mos ketë mundësi për të avancuar. Edhe këtu, kryesori gabon, por VAR-i nuk mund të ndërhyjë pasi bëhet fjalë për të verdhë.  (VIDEO)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments