Monday, March 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEKSKLUZIVE/ Dy binjakët Uldedaj nisin provën tek klubi i njohur kroat

EKSKLUZIVE/ Dy binjakët Uldedaj nisin provën tek klubi i njohur kroat

Për binjakët Simon dhe Sokol Uldedaj vijnë lajme të mira. Gazeta “Shkodra Sport” në mënyrë ekskluzive mësonn se dy 17 vjeçarët prej pak ditësh janë në provë tek klubi i njohur kroat Dinamo Zagreb.

Të datëlindjes 6 shkurt 2009, këto dy binjakë po spikasin tek Akademia Vllaznia dhe si rrjedhojë kanë fituar edhe vëmendjen e menaxherëve dhe drejtuesve të klubeve të ndryshme europiane.

Ato ranë në sy edhe në finalen e “Super Viareggio Cup” apo dhe në edicionin aktual të turneut ndërkombëtar “Viareggio Cup” dhe kjo ka bërë që në adresë të tyre të vijë një ftesë për provë tek klubi i njohur kroat.

Si rrjedhojë Simoni dhe Sokoli dje kanë munguar në ndeshjet e ekipeve të Akademisë Vllaznia (shpeshherë luajnë me ekipin U19, ndonëse mosha e tyre është për të luajtur me atë U17) dhe tashmë të gjithë janë në pritje nëse për ta do ketë përgjigje pozitive nga drejtuesit e Dinamos së Zagrebit apo jo.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments