Situata e Romelu Lukakut me Napolin po merr kthesë serioze. Sulmuesi belg kishte vendosur ditët e fundit të mos luante për Belgjikën ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, me qëllim të përqendrohej në rikuperimin e formës për fundin e sezonit me Napolin dhe për Kupën e Botës.
Napoli kishte njoftuar për pritshmërinë e rikthimit të Lukakut në qytet për të vijuar stërvitjet në Castel Volturno. Megjithatë, Lukaku zgjodhi të qëndronte në Belgjikë, duke u stërvitur i vetëm në në qendrën ku kishte kryer terapitë pas dëmtimit. Kjo vendim ka irrituar klubin, dhe drejtori sportiv Cristiano Giuntoli është përpjekur pa shumë sukses të zgjidhë situatën.
Sipas raportimeve të Sky Sport, Lukaku vazhdon të qëndrojë në Belgjikë. Përveç gjobës, që duket e pashmangshme, Napoli po shqyrton një masë tjetër drastike: nëse Lukaku nuk rikthehet në qytet deri të martën, dita e caktuar për rifillimin e stërvitjeve, klubi mund të vendosë ta përjashtojë nga ekipi.
Është një vendim i fortë, që askush nuk do të dëshironte të merrte, por për mediet italiane ky skenar konsiderohet plotësisht i mundshëm.


