Ish lojtari dhe trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, ka kritikuar ashpër futbollin italian, duke thënë se talente si Lamine Yamal dhe Jamal Msusliala nuk do të kishin mundësi të luanin në nivelin më të lartë në Itali.
Në një intervistë për RAI, Klinsmann vuri në dyshim qasjen e Italisë ndaj zhvillimit të të rinjve, duke sugjeruar se lojtarë premtues shpesh injorohen në favor të rrugëve më konservatore.
“Në Itali, Lamine Yamal dhe Jamal Musiala ndoshta do të luanin në Serie B për të fituar eksperiencë. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, deklaroi ai.
Ish-trajneri, i cili më parë ka punuar me yje si Bastian Schweinsteiger dhe Lukas Podolski, argumentoi se sistemi italian nuk ka besim te të rinjtë dhe dështon në të nxjerrë në pah talente që mund të arrijnë nivel elit.
Klinsmann kritikoi edhe qasjen taktike të futbollit italian: “Shumë trajnerë, edhe sot, luajnë me qëllim të mos humbasin, në vend që të kërkojnë fitore me çdo kusht”.
Komentet e tij vijnë pas eliminimit të kombëtares italiane nga Bosnja dhe Hercegovina në play-offin e Kampionatit Botëror, duke bërë që Italia të mungojë për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës, pas pjesëmarrjes së fundit në 2014. /Telegrafi/


