Monday, April 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETefik Osmani: Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra. Grupi është arma...

Tefik Osmani: Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra. Grupi është arma më e fortë e saj

Ish-futbollisti dhe ish-drejtori sportiv, Tefik Osmani, e shikon Vllazninë si një nga pretendetet kryesore për të shkuar drejt titullit kampion. Sipas korçarit, grupi është arma e fortë e kuqebluve, teksa beson se Vllaznia ka një kontingjent të madh lojtarësh cilësor të cilët mund të formojnë më shumë se 2 skuadra.

“Grupi është arma e fortë e Vllaznisë. Sepse kanë pothuajse 3 vite bashkë. Janë lojtarë me shumë eksperiencë, aq më tepër në kampionatin shqiptar. I është bashkuar trajneri që di të dalë kampion sepse ka dalë me Teutën.

Është drejtori që di të dalë kampion, kjo është arma e fortë e Vllaznisë. Më pëlqen se shikoj një Vllazni që di të vuaj, nuk është më ajo Vllaznia, që bën presionin lartë gjatë gjithë lojës. Është me këmbë në tokë. E pret kundërshtarin dhe shfrytëzon kualitetet e futbollistëve që ka.

Rikthimi i Dodajt i ka dhënë një kualitet më shumë. Për të dalë kampion duhet të fitosh me skuadrat e vogla. Nuk e dini sa i rëndësishëm është një Bekim Balaj tek ai grup, apo edhe Mala, Gurishta, Krymi. Vllaznia ka më shumë se 2 skuadra”- është shprehur Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments