Monday, April 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKevin Dodaj vendimtar, i dhuron 9 pikë Vllaznisë

Kevin Dodaj vendimtar, i dhuron 9 pikë Vllaznisë

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Kevin Dodaj ka rezultuar një nga lojtarët më deçizivë për Vllazninë në javët e fundit, duke i siguruar skuadrës plot 9 pikë të arta në garën për objektivat sezonalë. Sulmuesi kuqeblu ka qenë protagonist absolut në tre përballje direkte, duke marrë përgjegjësi në momentet kyçe dhe duke bërë diferencën. Ai ka vulosur fitoret ndaj Elbasanit, Partizanit dhe Teutës, duke rezultuar vendimtar me golat dhe paraqitjet e tij. Në çdo ndeshje, Dodaj ka treguar qetësi dhe saktësi përpara portës, duke shfrytëzuar në maksimum rastet e krijuara. Forma e tij aktuale është një sinjal i qartë i rritjes së tij si lojtar, ndërsa po shndërrohet në një pikë referimi në repartin ofensiv të Vllaznisë. Kontributi i tij jo vetëm në shënimin e golave, por edhe në lëvizjet pa top dhe presionin ndaj mbrojtjes kundërshtare, ka qenë thelbësor.
Me këtë ritëm dhe ndikim në rezultate, Dodaj po konfirmohet si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës shkodrane në këtë fazë të sezonit, duke rritur ndjeshëm shpresat e Vllaznisë për arritjen e objektivave.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments