Tuesday, April 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEvra ‘godet’ Barcelonën: Kjo skuadër nuk ekziston më, do të eliminohet nga...

Evra ‘godet’ Barcelonën: Kjo skuadër nuk ekziston më, do të eliminohet nga Atletico Madrid

Share Button Gazeta Blic

Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Patrice Evra, pret që Barcelona të eliminohet nga Liga e Kampionëve, pasi katalanasit humbën 0-2 në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Atletico Madrid në Camp Nou.

“Është koha që të gjithë tifozët e Barcelonës të zgjohen dhe të përballen me faktet. Shoh fotografi kudo me fjalët ‘remontada’ (përmbysje), por ne duhet të tregojmë përulësi dhe t’i rrëzojmë ata. Kjo nuk ë Barca e vitit 2015. Kjo skuadër nuk ekziston më”, u tha Evra tifozëve të Barcës.

“Në Ligën e Kampionëve, katalanasit kanë më shumë gjasa të marrin një tjetër karton të kuq sesa të fitojnë. Kjo është bërë një zakon për ta kohët e fundit. Kam besim të plotë te trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, dhe lojtarët e tij. Ata janë të përgatitur mirë”, tha francezi gjithashtu për gazetën “Sport”.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të Barcelonës të ruajnë ekuilibrin: “Ju nuk jeni më mbretër. E dua këtë sport, por e dua të vërtetën edhe më shumë.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments