Trajneri i Butrintit, Artan Meçani ka shpërthyer keq pas humbjes 3 me 0 ndaj Orikut, në ndeshjen e fundit që përcaktoi edhe fatet e kampionatit.
Në prononcimin e dhënë menjëherë pas disfatës së hidhur, që bëri që ekipi sarandiot të renditej i dyti, tekniku deklaroi:
“Nuk ka më rëndësi për ne, sepse këtu gjërat, edhe paracaktohen, por edhe aktorët e ndryshëm të jashtëm, duke bërë matrapazllëqe, prishin ndeshjen e futbollit, ndërkohë që ne vijmë me pasionin dhe dëshirën tonë çdo ditë.
Sepse ju e dini shumë mirë, në këtë kategori, nuk bëhen gjërat për lekë, sepse nuk ka lekë. Ne e bëjmë vetëm për pasion. Këtu ka matrapazë, ndyrësira, fëlliqësira, ky është futbolli, ky është shteti shqiptar në çdo drejtim”, deklaroi Artan Mecani.


