Tuesday, April 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREE PAPRITUR/ U mendua i larguar, por Elseid Hysaj pritet të jetë...

E PAPRITUR/ U mendua i larguar, por Elseid Hysaj pritet të jetë titullar nesër ndaj Atalantës

Elseid Hysaj ka kaluar një sezon shumë të vështirë në radhët e Lacios, pasi aktivizimi i tij ka qenë me pikatore nga bardhekaltrit të cilët e nxorën disa herë jashtë ekipit për shkak të zgjedhjeve të klubit që kërkonte ta largonte. Por në fund të sezonit, Lacio ka kthyer përsëri sytë nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Ai u shfaq në fushën e lojës në minutat e fundit të duelit ndaj Napolit dhe mund të jetë protagonist edhe në ndeshjen e mesjavës në Kupën e Italisë, ku Lacio do të synojë kualifikimin në finale pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

Lazari dhe Marusiç, dy anësorët e mbrojtjes, kanë probleme fizike ndaj eksperienca e Hysajt mund të jetë e nevojshme në fushë për këtë duel delikat. Te Lacio e vlerësojnë si sfida më e rëndësishme e sezonit, pasi mund t’u hapë dyert e finales e njëkohësisht pjesëmarrjes në kompeticionet europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments