Friday, April 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Erkand Qerimaj/ Sot, fatkeqësisht peshëngritja shqiptare ndodhet në 'vdekje klinike'

Opinion nga Erkand Qerimaj/ Sot, fatkeqësisht peshëngritja shqiptare ndodhet në ‘vdekje klinike’

Peshëngritja është sporti që i ka sjellë më shumë medalje Shqipërisë se çdo disiplinë tjetër. Dhe sot, fatkeqësisht, ndodhet në një gjendje që mund të quhet pa frikë “vdekje klinike”.

Nga viti 2000 deri në 2013, peshëngritja shqiptare ishte në kulmin e saj: Mbi 600 sportistë aktivë në të gjithë Shqipërinë. Një nga ekipet më të forta në Europë. Rreth 15 medalje në një Kampionat Europian për të rinj (Sllovaki 2005)

5 sportistë të kualifikuar në Lojërat Olimpike 2012 – rekord për Shqipërinë. Në total, 188 medalje europiane dhe botërore te rinje te rritur. Kampionatet kombëtare kishin norma të forta. Jo çdokush mund të merrte pjesë – konkurrenca ishte reale dhe cilësore.

Çfarë ndodhi pas vitit 2013?

Me ardhjen e drejtuesit aktual, Elez Gjoza, filloi rënia drastike: U larguan sportistë dhe trajnerë me eksperiencë. U krijua përçarje dhe përjashtim i qëllimshëm i njerëzve të punës. U mbyllën ose u shkatërruan ekipe historike: Durrësi, Vlora (Ismail Bej Vlora dhe Flamurtari), Korça, disa ekipe në Elbasan, Peqini, Shtermeni.

Shkodra nga 3 ekipe sot ka vetëm 1. Këto ekipe ishin baza që furnizonin klubet dhe Kombëtaren, në vend të mbi 600 sportistëve, sot numërohen 50–60 në gjithë vendin!!!

Rezultati?

Në Lojërat Olimpike Paris 2024: 0 sportistë të kualifikuar. Federata detyrohet të kërkojë sportistë nga jashtë. Një sport që prodhonte talente për vete dhe për botën, sot është në krizë identiteti

Problemet kryesore sot:

Kryesia nuk funksionon – anëtarët zëvendësohen sipas dëshirës, mungesë totale transparence financiare, nuk dihet si përdoren fondet nga Ministria, Bashkia e Tiranës dhe sponsorët, asnjë transparencë për fondet e aktiviteteve ndërkombëtare dhe eventeve në Shqipëri

Trajnerët në shumicë nuk paguhen, fondet “mbarojnë” brenda 6 muajve, pa shpjegim, kombëtarja pa kushte bazë: pa uniforma, pa fizioterapist, pa mjek, sportistët elitarë paguhen vetëm 6 muaj nga 12. zgjedhje të manipuluara me “klube fantazmë” pa sportistë dhe trajnerë

Përfundimi

Nga një sport elitar dhe krenari kombëtare, peshëngritja shqiptare është kthyer në një strukturë të dobësuar, pa bazë, pa transparencë dhe pa të ardhme të qartë. Nëse nuk merren masa urgjente, shumë shpejt do flasim për këtë sport vetëm në kohën e shkuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments