Ndarja nga jeta e 27 vjeçares, nënë e dy fëmijëve të sapolindur, ka shkaktuar një mërzi jashtëtakonisht të madhe tek të gjithë shkodranët. Mosha e re, por edhe mënyra si u nda nga jeta, ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve shkodranë.
Si rrjedhojë, ndër ata që kanë reeaguar edhe grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras”, pikërisht gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Dinamos, e vlefshme për turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë. Dhe cili ka qenë reagimi i tyre? Heshja për rreth 45 minuta në shenjë revolte ndaj kësaj ngjarje. Ja çfarë shkruhet në faqen e këtij grupimi për një gjest të tillë:
“45 minuta e para te sfides, Tribuna C5 vendosi te hesht. Kjo heshtje nuk ishte vetem nji mesazh por revolte ndaj nji sistemi totalisht t’kalbun.
Ne homazh t’nanes se re qe sapo humbi jeten pasi nxorri ne jete binjaket Tribuna C5 pjesen e pare te takimit nuk kendoj.
Neglizhenca e ktij sistemi asht nji arm kundrejt nesh! Tan bashk duhet te cojm zanin sa ma shum!”


