Friday, April 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKF Shiroka luan nesër ‘finalen’ e parë të sezonit. Ndaj Erzenit, kërkon...

KF Shiroka luan nesër ‘finalen’ e parë të sezonit. Ndaj Erzenit, kërkon mbështetjen e tifozëve

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

KF Shiroka do të zbresë nesër në fushë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit deri në këtë fazë. Skuadra shkodrane pret në orën 15:00 ekipin e Erzenit në stadiumin “Reshit Rusi”, në kuadër të fazës play-off të Kategorisë së Dytë. Për ekipin vendas, mjafton edhe një barazim për të siguruar kualifikimin në raundin pasardhës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Sopoti-Tërbuni.


Në prag të kësaj sfide vendimtare, klubi ka bërë thirrje për mbështetje maksimale nga tifozëria shkodrane, duke e konsideruar këtë si një hap kyç drejt objektivit madhor: ngjitjes në Kategorinë e Parë. Në njoftimin zyrtar, KF Shiroka fton tifozët të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur skuadrën në këtë përballje decizive, e cila mund të përcaktojë fatin e sezonit.

Njoftimi i KF Shiroka:

FTESË
Të dashur tifozë shkodranë,
Po luftojmë për një ëndërr… ngjitjen në Kategorinë e Parë! Dhe kjo është ndeshja e fundit në Shkodër.

Play-Off kundër Erzenit
🕐 Ora 15:00

Ejani në stadiumin Reshit Rusi dhe ta shtyjmë ekipin tonë drejt realizimit të kësaj ëndrre!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments