Besëlidhja shpallet skuadra kampione e Kategorisë së Dytë. Lezhjanët e drejtuar nga trajneri Elvis Plori triumfuan në ndeshjen finale të luajturr pasditen e sotme në “Niko Dovana” në Durrës me rezultatin e pastër 2-0 kundër Orikut.
Goli i parë erdhi nga Gurbanov në minutën e 20′ duke e mbyllur kështu pjesën e parë. Ndërsa në pjesën e dytë realizoi Raboshta në minutën e 60′. Kështu festa është e gjitha për Besëlidhjen e cila e kurorëzon me trofe këtë sezon të jashtëzakonshëm.
Në këtë mënyrë kurorëzohet me sukses një sezon i shkëlqyer i Besëlidhjes e cila me ardhjen në krye të saj të presidentit Pjerin Fushaj është tjetërsuar dhe ia doli t’i mundte të gjithë duke u kurorëzuar kështu edhe kampion i kategorisë së dytë.
Kuptohet që projekti i kësaj skuadre sapo ka nisur dhe pritet që në sezonin e ardhshëm ajo të ketë sërish objektiva madhore, megjithatë sot është koha për të festuar njëherë. Nga nesër pastaj do të nisin planet për të ardhmen.
BESËLIDHJA 2-0 ORIKU
20′ Gurbanov, 60′ Raboshta
GOLI I RABOSHTËS (VIDEO)
GOLI I GURBANOVIT (VIDEO)


