Saturday, April 25, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKF Shiroka kalon Erzenin dhe shkon në finalen e grupit A përballë...

KF Shiroka kalon Erzenin dhe shkon në finalen e grupit A përballë Sopotit

Optimizmi i drejtuesve të KF Shiroka është kurorëzuar me sukses. Ekipi shkodran e ka fituar ndeshjen e parë të fazës play-off dhe tashmë do të luajë edhe në ndeshje finale në grup, për të vijuar kësisoj ëndrrën e tij për ngjitjen një kategori më lart.

Takimi mee Erzenin është luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është fituar nga Shiroka me shifrat 2-1. Duhet thënë se asaj i mjaftonte edhe barazimi për t’u kualifikuar, por gjithsesi ata ia kanë dalë të fitojnë.

Ka qenë sulmuesi Ogungbire që ka kaluar i pari në avantazh vendasit në minutën e 36-të, por në fundin e pjesës së parë shijakasit kanë arritur të barazojnë me anë të Dragojt dhe në këtë mënyrë kjo pjesë është mbyllur në shifrat 1-1.

Ndërkohë tre minuta para fundit të takimit do të ishte sërish Ogungbire që do të shënonte edhe golin e fitores dhe këtu gjithçka mbyllet me fitoren e KF Shiroka e cila në këtë takim u drejtua nga trajneri spanjoll Freire që kësisoj debuton me sukses në pankinën e saj.

Pas kësaj fitoreje, tashmë shkodranët do të luajë në finalen e grupit pikërisht ndaj ekipit të Sopotit dhe sigurisht që edhe ndaj tij synimi do të jetë fitorja dhe kalimi në ndeshjen e fundit ku do të përballet me skuadrën e vendit të 9-të në kategorinë e parëv që për momentin mbahet nga Luftëtari.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments