Saturday, April 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFitore me 'aromë' Champions-i, dy shqiptarë bëjnë heroin dhe shkruajnë historinë te...

Fitore me ‘aromë’ Champions-i, dy shqiptarë bëjnë heroin dhe shkruajnë historinë te skuadra e Bundesligës

Hofenheimi vazhdoi formën e shkëlqyer, duke mposhtur në transfertë Hamburgun me rezultatin 2-1 dhe duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë. Protagonistë absolutë ishin dy shqiptarët e Kosovës, Asllani dhe Hajdari.

Sulmuesi shënoi golin e avantazhit në minutën e 18-të, ndërkohë që mbrojtësi Hajdari, asistoi për golin e dytë të shënuar nga Lemperle në minutën e 45-të.

Ky sukses vendosi edhe një rekord të ri për klubin, si sezoni me më shumë fitore në elitën e futbollit gjerman.

Nën drejtimin e Kristian Ilzer, Hofenheim është shndërruar nga një skuadër që luftonte për mbijetesë në një pretendente serioze për një vend në Champions League. Tre javët e fundit do të jenë vendimtare në garën me Shtutgart dhe Bajern Leverkusen për vendin e katërt.

Momentalisht ekipi i shqiptarëve mban vendin e katërt me 57 pikë, 1 më shumë se Shtutgart dhe 2 më shumë se Leverkusen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments