Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Në një nga sfidat më emocionuese të sezonit, siç ishte gjysmëfinalja mes Vllaznisë dhe Tiranës, Këshilli i Qarkut Shkodër zgjodhi të nderojë figura të rëndësishme të basketbollit shkodran për kontributin e tyre ndër vite.
Në këtë kuadër, u dorëzua një “Çertifikatë Falenderimi” për ekipin e basketbollit Vllaznia, si vlerësim për historinë dhe rolin e tij në sportin shqiptar.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, e cilësoi këtë moment si një reflektim mbi vlerat dhe traditën që përfaqëson Vllaznia, duke e konsideruar ekipin një simbol krenarie për qytetin dhe më gjerë.
Gjithashtu, me certifikata falënderimi u vlerësuan edhe disa prej figurave të njohura të basketbollit shkodran: Sokol Dibra, Petrit Maho, Bledar Gjeçaj, Roland Koka dhe Fatjon Taraboshi.
Këto vlerësime përbëjnë një shenjë respekti për përkushtimin, sakrificat dhe pasionin e tyre në zhvillimin e basketbollit, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.
Burimi: Gazeeta “Shkodra Sport”


