Nesër do të luhen ndeshjet e javës së 34-të të “Abissnet Superiore”, të cilat sipas kalendarit pritet të dhurojë përballje interesante por në pamje të parë nuk pritet të ndodhë kështu.
Kjo sepse kompanitë e basteve ndërkohë kanë çuditur me koeficientët, duke injoruar ekipe si Elbasani dhe Partizani që janë në garë për objektiva të rëndësishëm. Vora dhe Flamurtari shfaqen dukshëm favoritë, edhe pse luajnë respektivisht ndaj Elbasanit dhe Partizanit. Një ditë para ndeshjes, projektohen fitoret e tyre surprizuese.
Në anën tjetër pritet edhe rikthimi i Vllaznisë te fitorja, ndërsa justifikohet pasi luan me Bylisin. Teuta është paksa më favorite se Tirana, por me koeficientë që qëndrojnë brenda logjikës së kampionatit.
I çuditshëm është po ashtu fakti se ndeshja Dinamo-Egnatia nuk është kuotuar. Bëhet fjalë për të vetmen nga të pestë ndeshjet, për të cilën aktualisht nuk lejohet që të vendosësh bast.



