Vllaznia e Edi Martinit, u shtang në “Loro Boriçi” nga Bylisi, teksa u mposht me rezultatin 0 me 2, në një duel që rezultoi tepër i luftuar.
Kjo humbje i dogji shansit kuqebluve për të rimarrë kreun e kampionatit pas disfatës së Elbasanit ndaj Vorës. Në përfundim të sfidës, disfata nuk është kapërdirë nga ultrasit e Vllaznisë, të cilët i kanë mbledhur lojtarët dhe u kanë kërkuar llogari për këtë humbje.
Ndërkohë në krahun tjetër në kampin ballshiot ka shpërthyer një festë legjitime që bën me “krahë” skuadrën e Mirel Josës, për sa i përket mbijetesës.


