Pavarësisht dëshirës së tij të shprehur shumë herë publikisht për të qëndruar te Barcelona, Raphinha mund të largohet në verë nga katalanasit.
Duke ditur që Barcelona synon transferimin e Julian Alvarez dhe Alessandro Bastoni, mund të jetë pikërisht Raphinha një nga të “sakrifikuarit” për të mbledhur shumën e nevojshme për dy transferimet në fjalë.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Manchester United jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Raphinha-s, por “Djajtë e Kuq” po përgatisin një ofertë për brazilianin që do të jetë e vështirë të refuzohet.
Raphinha është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2028, vlera e tij sipas Transfermarkt është 80 milionë euro, por Barcelona nuk do e lëshonte pa një ofertë më të vogël se 100 milionë euro.


