Monday, May 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENevil Dede: Egnatia nuk po mendon më për kampionatin. Skuadër e fikur,...

Nevil Dede: Egnatia nuk po mendon më për kampionatin. Skuadër e fikur, ndoshta janë aq të zotët…

Nevil Dede është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Egnatias, duke marrë vendin e lënë bosh nga Edlir Tetova, i larguar vetëm një ditë më parë nga rrogozhinasit. Dhe trajneri ka shumë punë për të bërë, të paktën sipas vetë fjalëve që ka thënë vetëm dy ditë më parë.

Pas ndeshjes të së shtunës ku Egnatia u mund nga Dinamo në kampionat, Nevil Dede foli në studion e “SuperGol” rreth situatës së rrogozhinasve të cilët sipas tij, nuk po mendonin më për kampionatin, por vetëm për finalen e Kupës. Lexoni në vijim deklaratën e plotë të Nevil Dedes në studio:

“Komplimente për Dajën realisht, por ka dhe shumë llogari brenda. Final Four, finalja e Kupës, ka shumë hesape brenda. Por, duhet të flasim për meritat e Dinamos dhe Dajës, një ndeshje që po bëhen provat për finalen e Kupës. Dinamo po lufton për diçka, ndërsa Egnatia është një skuadër që nuk po mendon më për kampionatin. Ndoshta po bëhet gati vetëm për një finale Kupe. Sot pati fat se gabuan të dy kundërshtarët që janë i pari dhe dyti.

Por, me këtë trend, rezultate, nuk dua të abuzoj me ‘mënyrë loje’ se nuk është korrekte dhe as etike. Por me këtë interpretim të lojtarëve në disa situata, dhe pastaj kur ata duan të kujtohen që të fillojnë dhe të luajnë… Pra ka diçka, një ngërç. Nuk e di. Ndoshta janë aq të zotët, sa kur duhet për t’u ndezur mund të ndizen përsëri. Por deri në këtë moment janë skuadër e fikur. Në gjykimin tim sepse është ecuria një vrazhdë e rezultateve të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments