Wednesday, May 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuperiorja/ Sot luhet java e parafundit e kampionatit të rregullt, priten edhe...

Superiorja/ Sot luhet java e parafundit e kampionatit të rregullt, priten edhe surpriza

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Ditën e sotme do të mbahet java e 35-të në Abisnet Superiore,e parafundit për këtë sezon futbollistik. Bylis pret Elbasanin kryesueses,fakti që ekipi ballshiot ndodhet në zonën e ftohtë të tabelës,e bën obligim fitoren.

Dinamo përplaset me Vorën në kryeqytetë dyja skuadrat pozicionohen në garë për të shpëtuar sezonin. Dinamovitët kërkojnë të sigurojnë prezencën në Final-Four,kurse Vora gjendet në vendin e tetë.

Egnatia-Partizani duel që kërkon reflektim nga të dyja palët,teksa për Partizanin është treni i fundit që i mban gjallë për Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Flamurtari i Vlorës pret Teutën,ndeshje direkte për mbijetesën.

Tirana luan Klasiken e Shqipërisë me Vllazninë,aty ku rëndësia është e madhe për Tiranën,triumfi ndaj një rivali të përbetuar dhe qëndrimi në Abisnet Superiore. Të pesë ndeshjet e sotme do të mbahen në orën 16:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments