Thursday, May 7, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInfrantino: Kush shpenzon 2 milionë dollarë për një biletë, i çoj unë...

Infrantino: Kush shpenzon 2 milionë dollarë për një biletë, i çoj unë një hot dog dhe pije

“Nëse dikush blen një biletë të finales së Botërorit për 2 milionë dollarë, do t’i çoj personalisht një hot dog dhe një pije, që të sigurohem se ai do të përjetojë një eksperiencë fantastike”.

Janë fjalët e numrit 1 të futbollit botëror, presidentit të FIFA-s Gianni Infantino. Tema e kostos së biletave për Botërorin që po afron vazhdon të gjenerojë polemika në gjithë globin tokësor.

Veçanërisht në Europë, ku “Football Supporters Europe” – një organizatë ‘no-profit’ që mbron interesat e tifozëve – duket se ka hapur një çështje kundër FIFA-s pranë Komisionit Europian. Kjo organizatë e konsideron politikën e çmimeve për të biletave të Botërorit si ‘të papërshtatshme’ dhe një lloj ‘tradhëtie’.

Në “Global Conference 2026” të “Milken Institute” Infantino ka mbrojtur logjikën e ndjekur nga FIFA: “Duhet të shohim tregun. Operojmë në tregun e argëtimit më të zhvilluar në botë. Prandaj duhet të aplikojmë tarifat e tregut”.

Sipas presidentit Infantino, FIFA ka marrë më shumë se 500 milionë kërkesa për biletat e Botërorit. Në periudhën e parë të shitjes së biletave, – që zgjati 20 ditë – FIFA kishte deklaruar se kishte pasur rreth 17 milionë kërkesa. Tema vazhdon të diskutohet mes polemikash në gjithë botën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments