Friday, May 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESa u pagua arbitri portugez Joao Pinhero për gjykimin e Bayern-PSG?

Sa u pagua arbitri portugez Joao Pinhero për gjykimin e Bayern-PSG?

Emri i Joao Pinheiro është bërë një nga më të komentuarit në futbollin europian pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe PSG, ku disa vendime të tij sollën debat të madh në opinionin sportiv.

Portugezi, i cili është gjyqtar i nivelit elitar të UEFA-s dhe njëkohësisht edhe jurist i diplomuar, ishte në qendër të vëmendjes për disa episode të diskutueshme gjatë ndeshjes që përfundoi me kualifikimin e PSG-së në finale.

Por sa fitojnë gjyqtarët në një ndeshje të tillë të Champions League?

Sipas raportimeve të publikuara nga media ndërkombëtare, pagesa e gjyqtarëve varet nga faza e kompeticionit. Në fazën e grupeve dhe 1/8 të finales, ata përfitojnë rreth 6,200 euro për ndeshje.

Në fazat eliminatore si çerekfinalet dhe gjysmëfinalet, kjo shifër rritet në rreth 7,800 euro për ndeshje, pa dallim mes raundeve. Kjo do të thotë se Joao Pinheiro ka përfituar më pak se 8,000 euro për drejtimin e gjysmëfinales Bayern–PSG. Ndërkohë, në finalen e Ligës së Kampionëve, gjyqtari kryesor mund të fitojë deri në rreth 10,500 euro për një ndeshje të vetme.

Edhe pse këto shifra janë shumë më të ulëta krahasuar me pagat dhe bonuset e lojtarëve, ato mbeten një pagesë e konsiderueshme për një mbrëmje të vetme në nivelin më të lartë të futbollit europian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments