Ditën e djeshme dhe të sotme janë luajtur faza finale e kampionatit U17 të volejbollit për djem. Në të kanë marrë pjesë 4 ekipet më të mira të vendit dhe pikërisht Vllaznia, Partizani, Skënderbeu dhe Farko Volley.
Ndeshjet janë zhvilluar me sistem grumbullimi të pikëve dhe ekipi i Vllaznisë ka fituar ndaj Skënderbeut fillimisht dhe më pas ka mundur edhe Farka Volley, por në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit është mundur me rezultatin 1-2.
Si rrjedhojë ky i fundit është shpallur kampion i Shqipërisë për këtë grupmoshë, ndërsa Vllaznia është renditur e dyta dhe pjestarët e saj kanë marrë medaljet e nënkampionit.
Pavarësisht se të gjithë dëshironin titullin kampion, edhe vendi i dytë është një sukses. Dhe meritë për këtë gjë kanë volejbollistët Enea Grimaj, Deanio Brungaj, Dion Ibërshimi, Ijad Meaj, Ardis Durro, Sebastian Prenga, David Mitku, Reuel Zefi dhe Besarb Kastrati, të drejtuar nga trajnerët Fatjon Çekini dhe Endri Jukni.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


