Flamurtari më në fund duket se do të sigurojë fitoren e parë, por këtë herë jo në kampionat. Skuadra vlonjate është duke fituar ndaj Veleçikut në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, e cila është e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Kjo ndeshje po luhet në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe Flamurtari udhëheq 2-1 pas përfundimit të pjesës së parë të saj.

Në fakt kanë qenë koplikasit që kanë kaluar të parët në avantazh. Në minutën e 4-të ka qenë kapiteni Besart Çokaj që ka kthyer në gol një 11-metërsh të dhënë nga arbitri.

U mendua se Veleçiku do ta ruante këtë epërsi por nuk ka ndodhur kështu. Ardit Hoxhaj ne minuten e 14-te ka arritur te barazoje shifrat dhe po futbollist gjashte minuta me vone do te shenonte edhe nje gol tjeter.

Ne kete menyre Flamurtari e ka mbyllur pjesen e pare me avantazhin 2-1 dhe ky rezultat padiskutim qe do ta favorizoje ate per pjesen e dyte por edhe sfiden e kthimit per te qene ai ne turin e dyte te Kupes.
© shkodrasport.com