Vllaznia e ka mbyllur me fitore pjesen e pare te ndeshjes se pare te turit te pare te Kupes se Shqiperise, asaj qe po luan ne Burrel ndaj skuadres vendase. Ne fund te 45 minutave te kesajpjese eshte fiksuar rezultati 1-0 per kuqeblute.

Autori i golit te vetem te deritanishem ka qene sulmuesi brazilian Wenderson ne minuten e 25-te. Ky i fundit ka dhene shenjat e para te nje kthese ne gjendjen e tij dhe per pasoje, me kete gol gjerat mund te behen edhe me te lehta per te ne vijim

Vllaznia nuk luan me formacionin e saj me te mire ne kete takim, pasi trajneri Jonuz ka lene ne Shkoder disa prej titullareve duke filluar nga portieri Sherri, e me rradhe Maloten, Liken, Shtubine, Shehin, Gurishten, Krujen etj.

Megjithate kjo gje nuk i ka penguar shkodranet qe te kerkojne fitoren, madje me rezultat sa me te paster ne menyre qe te mbyllin qe sot punen e kualifikimit per ne turin e dyte te Kupes.

Ndeshja e kthimit do te zhvillohet pas dy javesh ne Shkoder dhe Vllaznia patjeter qe e mendon veten ne turin tjeter te ketij kompeticioni por gjithsesi keto ndeshje do te jene nje menyre e mire per te aktivizuar edhe lojtaret qe nuk kane luajtur aq sa duhet ne kampionat.
www.shkodrasport.com