Sunday, May 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia siguron 100 milionë lekë. Në garë edhe për 100 të tjera,...

Vllaznia siguron 100 milionë lekë. Në garë edhe për 100 të tjera, por mbi të gjitha për…titullin kampion

Me mbylljen e fazës së dytë të kampionatit, është përcaktuar edhe renditja përfundimtare e tij pas 36 javësh të luajtura dhe përpos të caktmit të skuadrave që bien nga Supeorirja dhe asaj të shkon në play-out, ka caktuar edhe renditjen përfundimtare për skuadrat e kreut që do të vijojnë më tej garën.

Vllaznia me 63 pikë të grumbulluara, e mbylli kampionatin e rregullt në vendin e parë dhe kjo ka bërë që ajo të përfitojë edhe shpërblimin prej 100 milionë lekësh që FSHF ka vënë në dispozicion për skuadrën që do të renditej në këtë pozicion.

Elbasani i vendit të dytë ka përfituar 70 milionë, Egnatia e vendit të tretë ka përfituar 50 milionë dhe Dinamo e vendit të katërt do të marrë 20 milionë lekë. Por shpërblimet nuk do të mbyllen këtu sepse skuadra që do të fitojë “Final 4” do të marrë edhe 100 milionë lekë të tjera.

Vllaznia sigurisht që do të jetë në garë për ta marrë edhe këtë shumë financiare, por më shumë sesa për të, ajo do të luftojë për fitimin e titullit kampion, që i mungon prej plot 25 vitesh.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments