Tuesday, May 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF zyrtarizon ndarjen e tribunave për tifozët dhe çmimet e biletave për...

FSHF zyrtarizon ndarjen e tribunave për tifozët dhe çmimet e biletave për ndeshjet e ‘Final 4’

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar sot ndarjen e tribunave për të gjitha ndeshjet e “Final 4” duke filluar nga ndeshja e së shtunës Vllaznia- Dinamo që do të nisë duke filluar nga ora 19:00 në stadiumin “Air Albania”.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Vllaznisë, ndërsa sektorët S dhe V janë të rezervuara për tifozët e Dinamo City. Në tribunën kryesore, sektorët W101, W102 dhe W103 janë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë, ndërsa në sektorët W105, W106 dhe W107 do të vendosen tifozët e Dinamo City.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

Ndërkohë çmimet e biletave për tribunat ku do të qëndrojnë tifozët e Vllaznisë janë si më poshtë: Pas porte, në tribunën N çmimi i biletës do të jetë 500 lekë të reja. Në tribunat W101, W102 dhe W103 çmimi do të jetë 1500 lekë të reja. Në tribunën përkarshi, E104, E105 dhe E106 çmimi po ashtu do të jetë 1.500 lekë, ndërsa në E102, E103, E107 dhe E108 çmimi i biletës do të jetë 1.000 lekë. Ndërsa çmimi i biletës në tribunë VIP, atë W104, do të jetë 5.000 lekë.

Këto çmime do të jenë të vlefshme edhe për ndeshjen Vllaznia- Egnatia, ndërsa për “finalen” Vllaznia- Elbasani, çmimet do të jenë më të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments