Florjan Lata dhe Mario Shazivari janë përzgjedhur për të qenë pjesë e Kampionatit Europian U17 që do të zhvillohet në Estoni. Dy arbitrat e Abisnet Superiore do të përfaqësojnë Shqipërinë në një nga kompeticionet më të rëndësishme të futbollit europian për moshat,ku marin pjesë talentët më premtues të kontinentit.
Përfshirja e Latës dhe Shazivarit në këtë aktivitet konsiderohet një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe për paraqitjet e tyre në sezonet e fundit në futbollin shqiptar.
Besimi i dhënë nga instancat europiane tregon se puna dhe performanca e arbitrave shqiptarë po ndiqet me vëmendje edhe në arenën ndërkombëtare.
Ky kompeticion pritet të zhvillohet me ritëm dhe intensitet të lartë nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Prania e dy gjyqtarëve shqiptarë në Estoni është një mundësi e mirë për të fituar eksperiencë të rëndësishme në nivel europian dhe për të rritur më tej profilin e arbitrimit shqiptar në UEFA


