Wednesday, May 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Luan Shpuza/ Vllaznia në 'pit-stop'-in e fundit drejt titullit

Opinion nga Luan Shpuza/ Vllaznia në ‘pit-stop’-in e fundit drejt titullit

Vllaznia ndodhet në momentin vendimtar të sezonit, në një “pit-stop” të fundit në luftën për titullin kampion, një objektiv që e gjithë Shkodra e pret me padurim. Por, në këtë fazë kritike, është e domosdoshme të qëndrohet me këmbë në tokë. Së fundmi janë shtuar zërat për pakënaqësi brenda ekipit, si nga lojtarët ashtu edhe nga stafi.

Edhe deklaratat e trajnerit pas ndeshjes së fundit lënë të kuptohet se diçka nuk po funksionon si duhet brenda “familjes” Vllaznia. Në këtë situatë, roli i presidencës është kyç: duhet të garantohen kushtet ekonomike dhe stabiliteti i grupit. Po ashtu, kërkohet më shumë mbështetje nga Bashkia dhe institucionet, sepse nuk ka më kohë për justifikime apo aludime, transparenca është e domosdoshme.

Tifozët shkodranë janë të ndjeshëm dhe të lidhur fort me ekipin. Prandaj, hapat duhet të jenë konkretë, duke nisur nga likuidimi i pagave, qetësimi i situatës në skuadër dhe nëse është e nevojshme, hapja ndaj bashkëpunimit me biznesmenë të tjerë për të mbështetur klubin në këtë moment vendimtar.

Pa stabilitet financiar dhe organizativ, është e vështirë të arrihet suksesi në fushë. Shkodra pret titullin, por ky objektiv kërkon seriozitet, bashkim dhe veprime konkrete, jo vetëm fjalë. Shpresojmë që këtë vit ta fitojmë titullin kampion, sepse e meritojmë, por ku po gabojmë çdo vit dhe pse në fund të “Final Four”. Shkodra nuk do justifikime, do titullin. Përndryshe, do ketë protesta kundër presidencës Xhaferi. Për ta mbyllur, faktori psikologjik ka të bëjnë shumë tek futbollistët dhe shpresoj që gjërat të rregullohen sa më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments