Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKylian Mbappé i 'hedh benzinë zjarrit': Trajneri më ka thënë se jam...

Kylian Mbappé i ‘hedh benzinë zjarrit’: Trajneri më ka thënë se jam sulmues i katërt te Real Madridi…

Kylian Mbappé foli për mediat pas fitores 2-0 ndaj Real Oviedo. Sulmuesi francez, i cili u fishkëllye fort nga “Bernabeu” kur hyri në fushë, komentoi kritikat e tifozëve dhe lënien në stol. Ai u largua shpejt nga fusha, ndërroi rrobat dhe doli para gazetarëve për të sqaruar polemikat.

“Unë nuk luajta sepse trajneri më ka thënë se jam sulmuesi i katërt i skuadrës. Si reagim është normale, jam futbollist. Duhet ta pranoj dhe të jap maksimumin për ekipin. Sot hyra në fushë dhe dhashë asist për Jude. Fituam dhe kjo është më e rëndësishmja”. Më pas, Álvaro Arbeloa e mohoi këtë deklaratë në konferencë për shtyp: “Nuk duhet ta ketë kuptuar mirë. Nuk i kam thënë që është sulmuesi i katërt”.

Për momentin personal, Mbappé tha: “Më erdhi keq që nuk luajta në ‘El Clasico’. Nuk mund ta ndryshojmë mendimin e njerëzve. Edhe më parë më kanë fishkëllyer, është pjesë e futbollit dhe e jetës”. Ai foli edhe për udhëtimin në Itali: “Kisha autorizimin e klubit. Nuk isha i vetmi. Duhet ta pranojmë dhe të ecim përpara”.

Sa i përket marrëdhënies me Arbeloa, francezi shtoi: “Nuk kam asnjë problem me të. Duhet respektuar filozofia e trajnerit dhe unë duhet të bëj më mirë për të luajtur përpara Vinicius, Gonzalo dhe Mastantuono”. Në fund, Mbappé mohoi çdo ide largimi nga Real Madridi: “Jam shumë i lumtur në Madrid. Pse duhet të largohem?”/telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments