Sunday, May 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERENDITJA/ Vllaznia kryeson renditjen pas ndeshjeve të para të 'Final 4'

RENDITJA/ Vllaznia kryeson renditjen pas ndeshjeve të para të ‘Final 4’

Me përballjen Elbasani- Egnatia (0-4) kanë përfunduar ndeshjet e javës së parë të “Final 4” dhe tashmë kanë mbetur edhe dy të tjera për të shpallur ekipin kampion të këtij sezoni. Rezultatet e javës së parë kanë prodhuar supriza teksa Dinamo dhe Egnatia e vendeve 4 dhe 3, kanë fituar ndaj Vllaznisë dhe Elbasanit që ndanin vendet 1 dhe 2.

Me këto rezultate tashmë edhe renditja është bërë edhe më interesante sepse janë tre ekipe me pikë të barabarta, nga 31, pra Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia dhe ndiqen nga Dinamo me 27 pikë.

Po kush e kryeson renditjen? Sipas rregullores së FSHF, në këtë rast vendosi bilanci i ndeshjeve direkte dhe prej tyre shkodranët kanë një bilanc më të mirë se elbasanasit dhe rrogozhinasit.

Kështu, në përballjet treshe, Vllaznia ka grumbulluar 14 pikë në sfidat direkte me Elbasanin (6 pikë) dhe Egnatian (8 pikë). Në vend të dytë është Elbasani me 12 pikë, 6 ndaj shkodranëve dhe 6 ndaj rrogozhinasve. Dhe në vend të tretë është Egnatia me 8 pikë ( 2 ndaj Vllaznisë dhe 6 ndaj Elbasanit)

Renditja aktuale:

  1. VLLAZNIA 31 pikë
  2. ELBASANI 31 pikë
  3. EGNATIA 31 pikë
  4. DINAMO 27 pikë
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments