Monday, May 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJava e dytë e ‘Final 4’, ajo që mund të vendosë shumë...

Java e dytë e ‘Final 4’, ajo që mund të vendosë shumë gjëra për titullin

Shkruar nga Fatos LAMAJ

Pas javës së parë që prodhoi emocione surpriza dhe ndryshime në renditje,faza “Final-Four” rikthehet këtë fundjavë me dy ndeshje shumë të rëndësishme që mund të përcaktojnë fatin e titullit kampion.

Ndeshja që hap javën e dytë të “Final-Four” është Vllaznia-Egnatia,e cila do të luhet të shtunën në orën 19:00.

Një duel i zjarrtë mes dy skuadrave që ndajnë kreun e renditjes,ku Vllaznia kërkon rikthimin te fitorja për të mbajtur vendin e parë,ndërsa Egnatia vjen me moral të lartë pas pokerit spektakolar ndaj Elbasanit dhe synon të japë një tjetër mesazh të fortë në garën për kampionatin.

Ndeshja e fundit është Elbasani-Dinamo që do të zhvillohet të dielën po në orën 19:00.

Dinamo vjen e motivuar pas suksesit në ndeshjen e parë dhe kërkon një tjetër goditje të madhe për tu futur plotësisht në garën për kreun.

Nga ana tjetër Elbasani synon reagimin pas humbjes së rëndë ndaj Egnatias dhe kërkon të tregojë se mbetet ende pretendent serioz për titullin.

Renditja mbetet totalisht e hapur dhe çdo pikë në këtë fazë mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion,teksa fundjava premton spektakël,tension dhe emocione deri në minutën e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments