Tuesday, May 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREE FUNDIT/ FIFA i bllokon merkaton një tjetër klubi të futbollit shqiptar

E FUNDIT/ FIFA i bllokon merkaton një tjetër klubi të futbollit shqiptar

Problemet financiare të klubeve shqiptare duket se po shtohen çdo ditë e më shumë. Që prej ditës së sotme, klubeve të mëparshme të cilave u ishte bllokuar merkatoja, u është shtuar edhe një tjetër. Bëhet fjalë për klubin e sapongjitur në Superiore, Skënderbeun.

Një gjë e tillë bëhet e ditur nga vetë FIFA e cila e ka pasqyruar këtë gjë në websiten që merret me transferimet e lojtarëve. Ende nuk është e qartë se për cilin gjyq të humbur të korçarëve bëhet fjalë, por lajmi i keq është se për momentin nga sot merkatoja e tyre është e bllokuar.

Skënderbeu i shtohet klubeve të Luftëtarit, Orikut, Kastriotit, Valbonës, por edhe ekipeve të Superiores siç janë Tirana, e cila ka gjashtë gjyqe të humbura në FIFA, Bylis, si dhe Vllaznisë e cila ka dy gjyqe të humbura. Njërin që prej datës 27 shkurt të këtij viti dhe tjetrin që prej datës 14 maj.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të veprojnë klubet në vijim por me siguri do të ndodhë ashtu si më përpara, teksa pas pagesës së këtyre detyrimeve gjithçka bëhet ok dhe merkatoja hapet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments